IKSHPK, para pak minutash ka publikuar rezultatet e j 1.407 mostra të marra në gjithë Kosovë shkruan Radio Star.
3 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në komunën e Gjilanit.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 926 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 29.430 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.774.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 215 raste, Mitrovicë 49 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjakovë 30 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 21 raste, Drenas 15 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 9 raste, Vushtrri 9 raste, Istog 7 raste, Klinë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kaçanik 6 raste, Suharekë 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Gjilan 3 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë, Viti 1 rast dhe Zubin-Potok.