Është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës në selinë e FFK-së më fillim nga ora 13:00, shkruan Gazetasheshi.com
Në këtë rreth kanë marrë pjesë 32 klube, ku janë të përfshirë skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë, teksa pjesë janë edhe dy skuadra që kanë siguruar kalimin në këtë rreth nga tri fazat e para, që ishin të përfshira klubet e Ligës së Dytë dhe të Ligës së Tretë.
Gazeta “Sheshi” ju sjell çiftet e 1/16 të Kupës së Kosovë:
Besa – Istogu
Vushtrria – Drenica
Flamurtari – Drenasi
Prizreni – Feronikeli
Vitia – Ferizaj
Onix – Llapi
Ulpiana – Liria
Vëllaznimi – Trepça ‘89
FC A&N – Kika
Vllaznia Pozheran – Dukagjini
Drita – Trepça
Kosova Prishtinës – Prishtina
Gjilani – KEK-u
Ramiz Sadiku – Arbëria
Malisheva – 2 Korriku
Dardana – Ballkani
Ndeshjet për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, do të zhvillohen më 16 dhe 17 dhjetor.