Kampioni në fuqi, Drita ka marrë fitoren e radhës në Superligën e Kosovës, teksa në javën e 17-të ka mposhtur Drenicën me rezultat prej 3 me 0 në stadiumin “Bajram Aliu”, shkruan Gazetasheshi.com
Për triumfin e “Intelektualëve” realizuan Almir Ajzeraj, Fidan Gërbeshi dhe Betim Haxhimusa.
Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu për “Art Sport” foli për triumfin ndaj Drenicës.
“Meqense orari eshte shume i ngjeshur, në këtë takim kemi luajtur një lojë të mira, teksa kemi bllokuar edhe kundërshtarin në pikët më të forta. I përgëzoj futbollistët për ndeshjen e mirë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, tha Nuhiu