Shkruan: Qemajl Mustafa
Po. Ti ke të drejtë,
Bile, edhe emri i Kosovës duhet me kalue kah zyret e LDK sepse ju jeni formacioni pa tē cilin s’mer frymë Kosova, s’mer frymë populli i saj?!
Pikërisht këta politikaj shakaxhi si ky që po thotë “emri i presidentot kalon nëpër zyrat e LDK” e kanë pengue reformën zgjedhore për të cilën u pat zotue spektri politik qysh në vitin 2010.
Pikërisht ky soj i politikanit e ka sjellë Kosovën në këtë pikë ku është sot.
Emri i presidentit ka qenë dashtë me kalue vetëm nëpër një zyrë e ajo është “Zyra e popullit” e mos me i ardhë rendi me u “kokorizë” soji i këtij injoranti për këtë institucion kaq të lartë të vendit.
Nëpër zyrat e LDK kaloi emri i kryeparlamantares.
Nëpër zyrat e LDK kaloi edhe emri i kryeministrit.
Nëpër zyrat e LDK po u dashka me kalue edhe emri i presidentit.
Jo more?!
Ndoshta nëpër zyrat e LDK duhet me kalue edhe emri i Kosovës se pa juve s’kemi t’gjallë?!
Po ju nuk keni fitue zgjedhje që nga 2007 e knej a po e mbane n’mend a jo?
Keq i ka punët populli që lejon me u udhëheqë nga ky soj i politikanit si ky.