Me një vendim të dërguar sot nga Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Armend Zemaj u bë me dije se Komuna e Vitisë është kategorizuar tek komunat me rrezik të mesëm te infeksionit nga virusi pandemik COVID-19. Me këtë hiqet edhe kufizimi i lirisë së lëvizjes (ora policore). Megjithatë me këtë vendim parashihen edhe këto masa:
Operatoret ekonomik lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, në përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e Covid- 19”.
Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomise lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri ne ora 18:00, ndërkaq pas ores 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgese”, ne përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e Covid-19”;
Te gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre bazuar në specifikat qe kane në përputhje me “Manualin per mbrojnë nga përhapja e Covid-19”;
Transporti publik lejohet te punoje me 50% te kapaciteteve, ne përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
Taksitë lejohen te punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë te se njëjtës familje, ne përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapje e Covid-19”;
Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga ora 05:00 deri ne orën 18:00, në përputhje me “Manualin per mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
Lejohen pjeserisht aktivitetet kulturore te institucioneve vartëse të MKES dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galerite, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kultures me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytezuar vetëm 30% të hapesires/siperfaqeve të objekteve perkatese per të gjitha aktivitet (si
në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në perputhje me “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e COVID-19”.
Lejohen aktivitetet sportive në hapesira të mbyllura dhe të hapura; stervitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjate stervitjeve në hapesirat e mbyllura mund të marrin pjese den në 20 persona, ndërsa gjate garave mund të marrin pjese deri ne 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombetare sportive, në perputhje me “Manualin per mbrojtjen nga perhapja e COVID-19”.