Gjatë 24 orëve të fundit 12 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, 524 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 566 janë shëruar.
Dy persona të moshës 80, 75 vjeç nga Gjilani, kanë humbur jetën nga Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Njoftimi nga IKSHPK:
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç).