Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të sotëm me kryetarët e komunave, ka deklaruar se është e domosdoshme të vazhdohet me masat që janë në fuqi.
Zemaj ka shkruar në Facebook se në takimin e sotëm virtual është bërë vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend dhe është diskutuar se si do të vazhdohet në dy javët e fundit të vitit.
“Derisa kemi parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet është më se e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa. Është konstatim i përbashkët që duhet të jemi sa më të vëmendshëm dhe strikt sa i përket mos lejimit të shtrirjes së infeksionit në vendin tonë”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka thënë se bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetarët e komunave dhe IKSHPK’në, po koordinohen para marrjes së masave anti-Covid për fundvit.
“Bashkë me kryetarët e komunave dhe me kryeministrin Hoti, me IKSHPK-në, do të jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në koordinim të plotë para marrjes së vendimit sa i përket masave anti Covid për fundvit”, ka shkruar Zemaj.
Në takimin e sotëm virtual me kryetarët e komunave, kemi bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike në vend si dhe një bashkërendim se si të ecim tutje në këtë dy javët e fundit të vitit.
Derisa kemi parë që masat e marra sipas kategorizimeve kanë pasur efektin e vet është më se e domosdoshme që të vazhdohet tutje me këto masa.