Autori Burim Dërmaku ka shkruar në profilin e tij në Facebook që tani libri i tij shkencor është përkthyer në 8 gjuhët kryesore botërore dhe tani botimet e përkthyera gjenden në të gjitha tregjet më të mëdha botërore si : Amazon , MoreBooks, Hachette, Barnes&Noble, Lightning Source, Ingram, Baker & Taylor, Matthews Medical, NACSCORP, Bertrams, si dhe në të gjitha tregjet tjera më të mëdha botërore.
Mjafton të shënoni Burim Dërmaku në Amazon, MoreBooks etj dhe i gjeni të gjitha botimet.
Libri është me titullin:
Ndikimi i faktorëve makroekonomikë dhe bankar në nivelin e kredive me probleme në sektorin bankar në Kosovë 2007-2019 .
Libri në gjuhën Angleze ka qenë në të gjitha tregjet ndërkombëtare që nga Shtatori , por tani mund ta gjeni edhe në gjuhet tjera, pra të përkthyer në hiç më pak se 8 gjuhë kryesore botërore dhe është financuar 100% për të gjitha shpenzimet për:
Botimin,distribuimin,marketingun dhe tani edhe përkthimin në 8 gjuhët më të njohura botërore nga Akademia Lambert “Lambert Academic” me fondacionin e saj në Gjermani dhe me shtrirje në Evropë dhe në të gjithë botën.
Libri shkencor i autorit Burim Dërmaku përkthehet në 8 gjuhët kryesore botërore
Ndani këtë artikull