Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar një takim me profesionistët shëndetësore për t’i rishikuar masat në detaje që duhet t’i ndërmarrin krahas gjendjes me pandeminë COVID-19.
Në një konferencë për medie, pas takimit me odat ekonomike, Hoti ka shtuar se kanë diskutuar rreth ligjit për rimëkëmbje.
Pika kryesore e diskutimit ka të bëjë me masat antiCovid. Masat që janë në fuqi që janë miratuar më 11 nëntor dhe kanë dhënë efekt të kënaqshëm një rënie e lehtë dhe është parandaluar rritja dhe jemi stabilizuar”, tha Hoti.