Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se pamjet e paraqitura nëpër rrjete sociale me mbeturina, nuk janë në asnjë prej Qendrave të Mjekësisë Familjare.
Pamjet që janë prezantuar kinse kjo ka ndodhur në ambulantat dhe qendrat shëndetësore të Gjilanit nuk janë të vërteta dhe ndërlidhja me kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, është lajm i rrejshëm.
Komuna e Gjilanit ka nën menaxhim Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe 22 qendra e ambulanta të mjekësisë familjare dhe në të gjitha këto, gjendja e pastërtisë është në nivelin më të lartë, sikurse edhe te dhënia e shërbimeve shëndetësore.
Kujtojmë se Komuna e Gjilanit është vetmja Komunë në Kosovë e cila ofron shërbime shëndetësore nëpër shtëpitë e pacientëve, qoftë për trajtimin e rasteve të personave të palëvizshëm , po ashtu edhe për pacientët e infektuar me COVID-19.