Profesori i matematikës në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, Artan Bunjaku, ka ndërruar jetë këtë të shtunë.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të të ndjerit, kurse familjarë, kolegë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Artanin janë ndierë të tronditur. A
Kjo është dhembja e dyfishtë që e ka goditur familjen e Artanit, ngase pak ditë më parë atij i kishte vdekur edhe nëna, veterane e arsimit.
Artani ishte djali i gazetarit të njohur gjilanas, Hasan Bunjaku.
Artani ishte shembull i mësimdhënësit të dijshëm dhe të përkushtuar jo vetëm në lëndën e matematikës, po edhe në lëmenjtë tjerë.
Artani ka shkëlqyer edhe si moderator e redaktor në Radio Megavox dhe Radio-Rinia, ku ka ideuar dhe drejtuar emisione edukative dhe argëtuese pas luftës e këndej.