Specialisti i oftalmologjisë Dr. Ardian Shabani pritet të emërohet ushtrues detyre i Klinikës së Oftalmologjisë në QKUK.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda drejtorisë në QKUK, se Shabani do të emërohet në këtë pozitë brenda kësaj jave.
Emërimi i Shabanit vjen pas dorëheqjes së ish-drejtorit Adem Miftari. Ky i fundit ishte përzgjedhur drejtor në klinikë në kohën kur SHSKUK udhëhiqej nga ish-drejtori Basri Sejdiu. /Gazeta Shneta/