Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim ndaj B.J., i cili sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla.
Më 22 dhjetor, me aktvendim të prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet B.J., i cili dyshohet se ka sulmuar gazetarin Syla.
“Më 23.12.2020 prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’, nga Neni 185 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.