Real Madridi është lider i padiskutueshëm me më së shumti trofe të fituara në Ligën e Kampionëve.
Madrilenët kanë luajtur në 51 edicione të garave të UEFA-së duke i fituar 13 tituj me 445 ndeshje, prej të cilave 265 vetëm fitore, 77 prej tyre ka dalur me barazim dhe 103 ka humbur, përcjell Gazetasheshi.com
UEFA tashme ka publikuar listën e 500 klubeve më të mira evropiane, ku pesë klubet më të mira janë Real Madridi, Bayern Munichu, Barcelona, Manchester Unitedi dhe Juventusi.
Por, në ranglistë ndodhen edhe tri klube kosovare
https://www.uefa.com/MultimediaFiles/Download/EuroExperience/competitions/Publications/02/28/56/90/2285690_DOWNLOAD.pdf
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita, e cila ka marrë dy herë pjesë në garat evropiane ka edhe “bajrakun” e skuadrave kosovare
Drita renditet në vendin e 269-të, derisa Feronikeli në vendin e 290-të. Ndërsa, Trepça ’89 në vendin e 477 në listë
Gjithashtu, në këtë ranglistë ndodhen edhe klubert shqiptare si Skënderbeu, Shkëndija, Flamurtari i Vlorës, Tirana dhe disa të tjera.