Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar një njoftim për media pas takimit të Kryesisë që është mbajtur sot në selinë qendrore të kësaj partie.
Aty thuhet se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe se janë alternativa më e mirë në zgjedhje.
Nga LDK’ja thonë se do të dalin fitues.
“Sot, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Po ashtu janë diskutuar kriteret dhe lista zgjedhore me kandidatët për deputetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se është zgjedhja më e mirë dhe këto zgjedhje do të dal fituese”, thuhet në njoftim.
Lidhja Demokratike e Kosovës, s’ka dhënë ndonjë emër të kandidatit për kryeministër nga kjo parti, as pas takimit të së shtunës të Kryesisë. Nga kjo parti kanë paralajmëruar se në 2-3 ditët e ardhshme do të dalin me emrin e kandidatit për kryeministër.