50 mijë e 801 qytetarë në Kosovë janë infektuar me COVID-19, prej 13 marsit kur edhe u paraqiten dy rastet e para pozitive me këtë virus.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), janë 1 mijë e 317 qytetarë që kanë vdekur shkak i infektimit SARS CoV2.Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 515 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.