Gjatë 24 orëve të fundit në vend, nga 1294 testime të realizuara për COVID-19, 229 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Kurse, kanë vdekur katër persona, mes të cilëve edhe një 33-vjeçar nga Komuna e Malishevës.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.