Albin Kurti 16 vjet është ngrehur rrugëve për këtë ditë
Nehat Osmani
Nuk janë veç 16 vjet, janë më shumë se kaq, të para luftës, gjatë luftës e pas luftës që Albin Kurti tërhiqet zvarrë rrugëve për këtë ditë. Veçse, ……,
JO PËR DITËN E VET POR PËR DITËN E POPULLIT TË VET
Paskësh ardhur DITA ta kuptojnë e pranojnë edhe ata që flisnin me “gjuhën e gjarpërit” e godisnin me “shqelmin e tinzarit” se “rruga e Albin Kurtit nuk paska qenë e lehtë”.
“Albin Kurti qe 16 vjet është ngrehur rrugëve për këtë ditë”, që ta dini, …..,
për të shmangur “DECENTRALIZIMIN” brenda shtetit të vet, që e ndan Kosovën mbi baza etnike, shumëfishon dhe zgjeron komunat serbe, hap koridorin që shpie në lidhjen e enklavave serbe me Serbinë. Veçse, ……,
Jo për ditën e vet por për kohezionin e popullatës së vet.
“Albin Kurti qe 16 vjet është ngrehur rrugëve për këtë ditë”, që ta dini, …..,
për të mbrojtur “DEMARKACIONIN” me Malin e zi që i shkëput 8200 ha shtetit të vet, humb Çakorrin dhe Zhlebin, pikat më strategjike dhe neuralgjike të mbrojtjes së kufirit shtetëror. Veçse, ……,
Jo për ditën e vet por për kufijtë e shtetit të vet
“Albin Kurti qe 16 vjet është ngrehur rrugëve për këtë ditë”, që ta dini, …..,
për të penguar “ZAJEDNICËN” që përfundimisht krijon shtetin serb brenda Shtetit të Kosovës, legalizon entitetin territorial serb me autonomi të plotë politike dhe territoriale të kontrolluar në tërësi nga Beogradi. Veçse, …..,
Jo për ditën e vet por për shtetin funksional të qytetarëve të vet.
“Albin Kurti qe 16 vjet është ngrehur rrugëve për këtë ditë”, që ta dini, …..,
për të ndaluar “GJYKATËN SPECIALE” kundër UÇK-së, që synonte kriminalizimin e luftës së saj të drejtë dhe çlirimtare, stigmatizimin e aspiratave politike të shqiptarëve të Kosovës në terroriste dhe mafioze. Veçse, …..,
Jo për ditën e vet por për gjakun e derdhur të dëshmorëve të kombit të vet,
“Albin Kurti qe 16 vjet është ngrehur rrugëve për këtë ditë”, që ta dini, …..,
për të ndaluar privatizimin e pasurive natyrore të Kosovës si një sistem brutal i neoliberalizimit më të egër shoqëror dhe varfërimit ekonomik të shqiptarëve. Veçse, …..,
Jo për vehte por për ruajtjen e fabrikave anembanë Kosovës në duar të punëtorëve dhe ruajtjen e vendeve të punës që la pa punë rreth 78 mijë punëtorë.
E vërtetë, siç e thonë vet! Nuk është rrugë e lehtë kur ndjek rrugën e drejtë e të drejtësisë, të barazisë, të zhvillimit, rrugën e popullit të shtypur, të nëpërkëmbur e çnderuar.
Mes vargjeve të Fishtës, sakrifica e Albinit për atdheun shpërfaqet si zhgandër që duhet jetësuar dhe doemos jetuar:
Veç se ty të shoh un n’anderr,
Veç se ty, çuet, t’kam n’mendim;
Ndër t’vështira ti m’je qanderr,
Për ty i lehtë m’vjen çdo ndëshkim..
E kuptoni pse Albini zgjodhi, qoftë edhe zvarritur, të ndjek rrugën e popullit, rrugën e kombit dhe të shtetit të vet, që kryelartë e kurrizdrejt ta jetësoj në zhgëndërr synimin shekullor të shqiptarëve – Pavarësinë e Bashkimin e plotë të SHQIPTARËVE.
Nëse s’e keni kuptuar , do ta kuptoni!