Ka shënuar një rënie sot fluksi i pritjeve për të dalë nga Kosova. Kryesisht janë mërgimtarët ata që po kthehen në vendet evropiane, ku jetojnë dhe punojnë, pas festave të fundvitit në Kosovë.
Dy pikat më të ngarkuara në dalje të Kosovës vazhdojnë të mbesin Merdara dhe Dheu i Bardhë.
Derisa të hënën pritjet në pikën kufitare Merdarë ishin deri në dy orë dhe kolonat mbi 900 metra, sot, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në këtë pikë janë deri një orë e gjysmë, kurse kolonat 400 metra.
Ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka një fluks dukshëm më të ulët, atje pritjet për të dalë nga Kosova janë 25-30 minuta, ndërsa kolonat jo më të gjata se 100 metra.
Në pikat e tjera kufitare qarkullimi po vazhdon normalisht dhe pritjet në hyrje-dalje janë jo më të gjata se pesë minuta. /Zëri