Në Qeverinë e Kosovës kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë ftesë zyrtare sa i përket takimit të radhës në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Nuk kemi pasur ndonjë ftesë/kërkesë nga Bashkimi Evropian për ndonjë takim në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë. Në momentin që do të kemi një propozim të tillë edhe do të vendosim si të veprojmë”, u tha në përgjigjen e Zyrës për Informim nga Qeveria Hoti për lajmi.net..
Të pyetur nga lajmi.net nëse si Qeveri e Kosovës në detyrë do të mund të kryejnë obligimet e kërkuara nga BE-ja për dialogun, të njëjtit deklaruan se do t’i kryejnë të gjitha obligimet në përputhje me statusin që mbajnë tani për tani.
“Por e keni parasysh qëndrimin e bërë publik tashmë nga ana e Kryeministrit se si Qeveri në Detyrë do të kryejmë të gjitha obligimet në përputhje me këtë status”, u tha në përgjigjen nga Qeveria Hoti.