Në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësuan edhe dy bashkatdhetarë që jetojnë e veprojnë në Gjermani.
Lulzim Bajrami nga fshati Miresh dhe Sejd Syla nga fshati Bresalc, kanë vendosur që përveq punës që bëjnë në mërgim, të angazhohen edhe për ndryshimin rrënjësor politik në atdhe.
Përkrahja dhe kontributi i mërgatës nuk ka munguar asnjëherë e sot ata janë përcaktuar më fuqishëm se kurrë.