Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka vizituar familjen e Rexhep Malës, heroit të Kombit, i cili u vra bashkë me Nuhi Berishën, nga forcat serbe në vitin 1984.
Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se nesër bëhen 37 vite prej kur në Kodrën e Trimave në Prishtinë ushtuan pushkët e lirisë në mesnatën mes 11 dhe 12 janarit 1984.
“Dy trima, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë heroikisht duke luftuar me policinë jugosllave. Pushkët e tyre ishin paralajmërimi i pushkëve të vajzave dhe djemve të UÇK-së që do ta sillnin lirinë 15 vite më vonë.”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj, tha se u ndje i nderuar që për këtë përvjetor vizitoi familjen e Rexhep Malës, një familje e cila ka sakrifikuar shumë për lirinë e atdheut.
“Me këtë rast, e sigurova familjen Mala se sakrifica e tyre do të shërbejë përjetësisht si inspirim i ndërtimit të shtetit të Kosovës.”, ka thënë Hoxhaj.
Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:
Nesër bëhen 37 vite prej kur në Kodrën e Trimave në Prishtinë ushtuan pushkët e lirisë në mesnatën mes 11 dhe 12 janarit 1984. Dy trima, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë heroikisht duke luftuar me policinë jugosllave. Pushkët e tyre ishin paralajmërimi i pushkëve të vajzave dhe djemve të UÇK-së që do ta sillnin lirinë 15 vite më vonë.
Unë isha shumë i nderuar që për këtë përvjetor e vizitova familjen e Rexhep Malës, një familje e cila ka sakrifikuar shumë për lirinë e atdheut. Me këtë rast, e sigurova familjen Mala se sakrifica e tyre do të shërbejë përjetësisht si inspirim i ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Njëkohësisht, familjen Mala e garantova që PDK-ja asnjëherë nuk do t’i harrojë rrënjët e saj tek idealizmi i veprimtarëve të Ilegales dhe tek gjaku i dëshmorëve të UÇK-së.
Lavdi dhe nderim i përjetshëm dëshmorëve të kombit!