Nehat Ramadani, zëvendësministër i Bujqësisë, ka ndërruar jetë këtë të hënë. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit.
Haziri përmes një shkrimi në facebook, ndjehet i mërzitur nga vdekja e kolegut të tij Nehat Ramadani.
Shkrimi i plotë:
Ah bre Nehat. Na mërzite shumë. Nuk e kam besu që miqësia jonë 30-vjeçare po ndërpritet sonte. Kam me t’kujtu përjetë për miqësinë e sinqertë, për njerëzinë që e ke shpërfaqë gjithmonë, e për angazhimin e madh në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani, miqve e farefisit. U prehtë në paqe shpirti yt i bardhë. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!