Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se do të punojnë që mandati i kryeministërit në detyrë, Avdullah Hoti të zgjatet edhe për një mandat.
Ai tha se LDK e Gjilanit, ku vet është kryetar, është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese.
Postimi i plotë:
Bashkë me strukturat e LDK-së në Gjilan, duke respektuar rregullat anti-COVID-19, e mirëpritëm kryeministrin aktual dhe në ardhje, mikun tim, Avdullah Hoti, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kemi me punu natë e ditë me ia zgjat mandatin sepse kemi shumë arsye për këtë. LDK e Gjilanit është ngritur në këmbë që ta mbështesë listën fituese.
Njëkohësisht, i prezantuam edhe pesë kandidatët tanë për deputetë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi e Ramiz Ramadani. Pa LDK, s’ka as zgjidhje as zgjedhje. Roli i LDK-së është zhvillimi, ndërtimi dhe ruajtja e Republikës. LDK është e madhe. Na priftë e mbara!