Shkruan: Burhan Isufi
Vjosa Osmani me diskursin e saj politik gjithmonë ka qenë një mini-Vetëvendosje përmbrenda LDK-së, ku me politikat e saja populiste kundër koalicioneve me PDK-në, prapëseprapë e ka mbajtur elektoratin e LDK-së brenda vetës, duke e ngushëlluar vetën gjithë ata votues në Vjosën.
Ndërkaq sot, mendimi i elektoratit të LDK-së ka ndryshuar skajshmërisht në raport me PDK-në, duke krijuar tashmë një polarizim me VV-në, ku ky polarizim i referohet poashtu edhe koalicionit të shpresës në mes LDK-së dhe VV-së, ku kjo e fundit luajti pist, duke i nënvlersuar.
Prandaj, votuesi besnik i LDK-së duke iu referuar konflikteve në mes tyre dhe duke e parë Vjosën si një zog shtegëtar, goxha vështirë që kjo e fundit do të arrijë ta kapë votën tradicionale tashmë të ish partisë së saj.
Dhe për fund, shto këtu edhe kauzat e saj pa përmbajtje që e mbajtën në skenë, ku çdo ditë kritikonte Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin që tashmë janë në Hagë, që po gjykohen padrejtësisht, Vjosa pa guxim e pa kauzë futet nën kthetrat e Albinit duke mos guxuar të dalë e vetme.
Edhe sllogani i saj “Guxo” po manifeston vetëm “Mosguxim”!