Ismajl Kurteshi, ish- deputet në Kuvendin e Kosovës, ish-kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan dhe i shumë pozitave të larta në VV në qendër, ka mohuar shkrimet nëpër disa portale, të cilët në mënyrë të rreme kanë shkruar se ai është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, kinse i pakënaqur ngase nuk është në listën për deputetë, që është votuar në selinë e VV-së në Gjilan.
Në një postim të shkurtër në faqen e tij në facebook, duke dashur që të bëjë të qartë pozicionin e tij në VV, Ismajl Kurteshi ka shkruar:
R E A G I M
E njoftoj opinionin publik, se lajmi i publikuar sot, nga disa portale, se gjoja unë jam larguar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është i vërtet.