Kampioni aktual i Kosovës, Drita nuk ka bërë asnjë transferim në afatin kalimtar të janarit.
Drejtori sportiv Valon Zymeri thotë se gjasat janë të vogla që deri në fund të afatit të sjellin përforcime.
Drejtori sportiv Valon Zymeri thotë se gjasat janë të vogla që deri në fund të afatit të sjellin përforcime.
“Ne kemi qenë të interesuar vetëm për futbollistë që e bëjnë diferencën por në këtë afat kalimtar është vështirë të gjesh. Nuk besoj që do të ketë ndonjë transferim në këtë afat” deklaroi Zymberi për Indeksonline.
Të mërkurën Drita do të udhëtojë në Antali për të zhvilluar fazën përgatitore.
Më 23 janar do ta luajnë finalen e Superkupës kundër Prishtinës. Gjilanasit do të qëndrojnë në Turqi deri më 4 shkurt.