Pavarësisht nga infeksioni i mëparshëm, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se njerëzit duhet të planifikojnë të vaksinohen.
“Është një pyetje mjaft e drejtpërdrejtë”, thotë specialisti i sëmundjeve infektive në Johns Hopkins, Amesh Adalja.
“Po, ju duhet të vaksinoheni”, u shpreh Adalja, transmeton Telegrafi.
Pasi dikush rikuperohet nga coronavirusi, sistemi imunitar duhet t’i mbrojë njerëzit nga një infeksion i mundshëm i menjëhershëm, raporton AP.
“Sistemi i juaj imunitar është në gjendje të identifikojë virusin, dhe të mbrojë veten”, u shpreh Saskia Popescu, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin George Mason.
Sidoqoftë, shkencëtarët ende nuk e dinë saktësisht se sa zgjat ky imunitet ose sa i fortë është, megjithëse hulumtimet e fundit sugjerojnë që mbrojtja mund të zgjasë për disa muaj.
Në këtë drejtim, eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, deklaroi se ende nuk dihet se sa zgjat imuniteti i personave të cilët janë shëruar nga coronavirusi, dhe se të njëjtit mund ta bartin virusin dhe ta përhapin tek të tjerët.
“Ne nuk e dimë kohëzgjatjen e qëndrueshmërisë së mbrojtjes si dhe përhapjen tek të tjerët”, tha Fauci në një intervistë për NBC.