Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij.
Vrasja ka ndodhur të premtën rreth orës 20:30 në Novobërdë.
Në fillim ankuesi, mashkull kosovar, kishte raportuar në Polici se gjyshi i tij kishte bërë vetëvrasje.
“Novobërdë 15-16.01.2021 – 20:30. Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga vdekje e dyshimtë në vrasje të rëndë”.
Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.