Mimoza Kadriu-Qerimi nga radhët e Nismës Social Demokrate, përmes një shkrimi në facebook, ka shpallur kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Te nderuar familjar, miqesi, qytetare te Gjilanit dhe gjithe Kosoves. Kam kenaqesine te ju njoftoj qe ne zgjedhjet e 14 shkurtit, une do te jem kandidate per deputete nga radhet e subjektit Nisma Socialdemokrate.
Angazhimi im politike 20 vjeqar dhe pervoja ime e gjate si asambleiste ne Kuvendin Komunal te Gjilanit, do te me mundesoj qe te jem nje perfaqesuese e denje e qytetarit. Angazhimi im politike ne kuvendin komunal te Gjilanit ishte pertej petkut politike dhe subjektiv, duke ngritur qeshtje dhe shqetesime te qytetareve, duke mbrojte te drejtat e te gjitheve pa dallim partie. Çeshtjet e ngritura nga une beheshin shkaktare te zgjidhjeve te shumeta, ne dobi te qytetarit.
Ata qe me kane percjellur punen time shume vjeqare ne politike, e dine qe vota per mua eshte votë per ta dhe familjet e tyre. Une ju premtoj qe do te jem zeri i gjithe Kosoves, veqanarisht i Gjilanit dhe Anamoraves.
Me shume respekt,
Mimoza Kadriu Qerimi