Njëri ndër emrat që është pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahet me 14 shkurt është edhe ai i Gani Nezirit, i cili këtë besim dhe përgjegjësi që e ka marr nga strukturat dhe mbështetësitë e PDK-së, thekson se do ta përmbush me angazhimin maksimal për të dhënë kontributin e tij në të mirë të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ai tha se u pa që edhe LDK edhe Vetëvendosje, nuk i përmbushin dot obligimet që i kanë ndaj shtetit dhe qytetarit të saj, përkundrazi vepruan keq e dëmshëm edhe për shtetin edhe për qytetarët, andaj është domosdoshmëri që qeveria e ardhshme, ajo pas 14 shkurtit, të drejtohet nga PDK-ja, sepse vetëm kështu mund të rimëkëmbët vendi dhe t’i kthehet dinjiteti edhe qytetarëve, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Neziri tha se përgjatë fushatës do të mundohet të takojë sa më shumë qytetarë të cilëve do t’ua shpalos programin e PDK-së të përgatitur nga ekspertë të fushave të ndryshme zhvillimore, por mbi të gjitha është i interesuar të marr nga ata opinionin e tyre mbi qeverisjet e deritanishme si dhe cilat janë brengat dhe nevojat e tyre, e sidomos këto të dytat, do të përpiqet që ato t’i pasqyrojë dhe t’i zhvendos në Kuvend, për të gjetur zgjidhje për to.
“Unë nuk garantoj që bëjë zgjidhje të shpejta, por garantoj që do të jem në nivel të detyrës. Nevojat qytetare do të jenë përherë dhe në vazhdimësi agjendë e imja që do t’i adresoj në adresa të thirrura për të bërë zgjidhje dhe nuk do të ndalem deri në realizim të tyre”, ka thënë Gani Neziri i PDK-së. /2LONLINE.com/