Mr.sc Isa Musliu aktualisht është kordinator dhe shef i shtabit zgjedhor në degën e Nismës Socialdemokrate në Gjilan.
Aktiviteti i tij në Nismën Socialdemokrate është shumë i madh si në kryesinë e Nismës poashtu edhe si aktivist në terren ku aftësitë e tij organizative dhe puna ekipore janë tashmë të dëshmuara.
Mr.sc. Isa Musliu një kohë ka punuar si mësimdhënës në shkolla të ndryshme në Gjilan, si dhe trajner i shkollës së futbollit në Arbëri për disa vite me radhë, dhe aktualisht merret edhe me biznesin familjar ku ka treguar një rezultat të shkëlqyeshëm. Aktivitetet e tij daljet e vazhdueshme në terren, bashkëbisedimet me qytetarë, karakteri i tij punëtor dhe besnik e bëjnë atë një njeri mjaft të respektuar në Gjilan dhe më gjerë.
Me mr.sc Isa Musliun kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës,Gjilani dhe qytetarët e tij, Anamorava si regjion, si dhe Nisma Socialdemokrate do ta ketë nje përfaqësim dinjitoz dhe meritor ashtu si i ka hije rajonit të Gjilanit.
Me mr.sc Isa Musliun Deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.