Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 294 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 1729 mostra të testuara.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe nëntë raste të vdekjeve.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 281 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.