Të hënën rreth orës 8:00 të mëngjesit, në Gjilan, është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka dhunuar një femër kosovare.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në një motel.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.