Gazetari Baton Haxhiu ka folur edhe njëherë për zgjedhjet dhe për Albin Kurtin, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se do t’i kemi shpejt zgjedhjet e reja, sepse nuk do të mund të kemi president të ri.”Do të kemi dy palë zgjedhje. Sepse, nuk do të mund të zgjedhet presidenti i ri”, tha ai.
Sipas tij, nuk ka shanca që Vjosa Osmani të zgjedhet presidente e re e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
”Kryetari i ri i Kuvendit do të jetë ushtrues detyre i presidentit edhe për 6 muaj tjerë”, tha ai në T7.Haxhiu ka parashikuar se sa për qind do të mund t’i marrë Lëvizja Vetëvendosje.
”Vetëvendosje nuk do të marrë më shumë se 37-38 për qind. Besoj se do të jetë partia e parë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.Sipas tij, PDK do të jetë e dyta me 23-24 për qind, pra do të ketë rritje.
LDK, sipas tij, do t’i ketë 20 për qind, derisa AAK do t’i marrë mbi 8 për qind.
Baton Haxhiu ka theksuar se Nisma do t’i marrë 4-5 për qind. Sipas tij, Nisma do të mund ta kaloj pragun