Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me bizneset e shoqatës “Esnaf” në Prizren.
Para tyre, ai ka prezantuar planin e rimëkëmbjes, ku ka thënë se ndihma për sektorin privat është prioritet.
Ai ka theksuar se për PDK-në, Prizreni është kryeqyteti ekonomik i Kosovës dhe këtë qytet duan ta kthejnë në një qendër të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.
Sipas Hoxhajt në këto zgjedhje ka dy persona që garojnë për t’u bërë kryeministër, jam unë dhe Albin Kurti dhe ka dy modele ekonomike, të cilat mund të krijohen në Kosovë.
“Modeli i parë është modeli i jonë që parasheh lehtësira fiskale për bizneset dhe kemi politikë të qarte fiskale se çka do të bëjmë për bizneset. Modeli jonë parasheh mbështetje institucionale për bizneset dhe jemi të interesuar që ta bëjmë një gjë të tillë dhe parasheh mbështetje të mirëfilltë në formë të granteve, ne mendojmë që duhet të ketë një fond rreth 500 milionë euro që në formë të granteve do t’iu ndahet të gjithë atyre bizneseve të cilët janë goditur për shkak të pandemisë“, ka thesuar ai.
Hoxhaj ka thënë se grantët janë para të gatshme të cilat nuk i kthehen asnjëherë qeverisë, por ndihmojnë zhvillimin e biznesit.
Ai ka theksuar se modeli i VV-së, është model i retorikës, demagogjisë dhe popullizmit, që parasheh rritje të taksave.