Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve ka konstatuar se partitë politike dhe kandidatët e tyre i plotësojnë kushtet për Certifikim, shkruan Reporteri.net.
Drejtori i kësaj Zyre ka thënë se për ZRP-në të gjithë kandidatët i kanë plotësuar kushtet, por paqartësia sipas tyre është tek pika q, për të cilën kanë thënë se nuk e kanë të qartë.
“Kemi marrë rekomandim nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve. I kemi rekomanduar certifikimin e tyre. Kemi kërku shkresa dhe arsye të ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje. Zyra iu rekomandon ta certitikoni listën ashtu siç është. Kjo nuk është hera e parë që një institucion tjetër largon kandidatë. Ne iu kemi ofru mundësinë secilit subjekt që ti zëvendësojnë kandidatët, disa e kanë ba disa jo.
Siç e shihni është për Zyrën të gjithë i kanë plotësu kushtet, por paqartësia është te pika Q që nuk e kemi të qartë”, u shpreh ai.
Ndërkohë, kryetarja e KQZ, Valdete Daka ka thënë se ky rekomandim e bën edhe më të paqartë këtë proces.
“Unë e kam para vetes një rekomandim i cili në fakt nuk na shpjegon se a i përmbushin këta kandidatë kriteret apo jo. Ne kemi një rekomandim i cili nuk na thotë kurgjo. Prakitikisht thotë që të certifikohen të gjithë kandidatët, edhe ata të cilët i kanë zëvendësuar”, ka thënë ajo./Reporteri.net