Nisma Socialdemokrate në Gjilan nën udhëheqjen Shefit të Shtabit Zgjedhor dhe kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës z. Isa Musliu, në prezencën e kandidates për deputete në Kuvendin e Kosovës z.Mimoza Kadriu mbajti një takim me kryesitë e gruas, rinisë dhe degës.
Z.Isa Musliu përmendi disa nga prioritetet e Nismës Socialdemokrate,prioritet dhe angazhimet e tij si deputet i ardhshëm. Si prioritet përmendi luftën ndaj Covid 19, dhe angazhimet për mirëqenien e qytetarëve.Gjithashtu ai u zotua se do ti japë hapësirë më shumë të rinjve në fushën e sportit dhe kulturës
Z.Isa Musliu përmendi edhe formimin e grupeve punuese në terren dhe u caktuan aktivistët që do merren me këtë.
Ndërsa në anën tjetër Z.Mimoza Kadriu falëndëroi të pranishmit për përkrahjen që po u bëhet kandidatëve për deputet në Nismën Socialdemokrate në Gjilan.
Në fund patë një zotim të përbashkët si nga ana e kandidatëve për deputet, ashtu edhe nga anëtarët e kryesisë se nuk do të mungojë angazhimi.