Banorët e fshatit Përlepnicë me vetiniciativë I kanë dal në ndihmë familjes Fazliu e cila është nga Malësia e Preshevës duke i’a dhuruar një truall ku edhe aty i’a kanë rregulluar shtëpinë.
Familja Fazliu ka jetuar që nga koha e luftës në Përlepnicë si refugjatë, dhe vitin e kaluar është dashur ta liroj shtëpinë ku ka jetuar për 20 vite dhe kishte mbetur pa kulm mbi kokë duke jetuar me qera në Gjilan.
Mirëpo falë iniciatives së veteranit të UÇK-së nga Përlepnica Bejtullah Osmani bashkë me shumë qytetarë të Përlepnicës të vullnetit të mirë ku duhet përmendur Fahredin Mehmetin i cili i’a ka dhuruar truallin për të ndërtuar shtëpinë dhe shumë të tjerë të cilet ndihmuan financiarisht e vullnetarisht jo vetëm nga Përlepnica po nga të gjitha vendbanimet shqipfolëse të cilet i’u përgjigjen ftesesës për ndihmë, kjo u bë e mundur dhe nga sot familja Fazliu do ta gëzojnë shtëpinë e tyre.