Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar si subjekt politik për zgjedhjet e 14 shkurtit Nisman Socialdemokraten, si dhe as lista e deputetëve.
Ndërfaqësuesi i kësaj partie, Eshref Vishi ka thënë se Nisma do të shfrytëzojë mundësinë e ankesës, kreu i këtij subjekti Fatmir Limaj, sot ka mbledhur kandidatët për deputetë, ku ka shprehur bindjen se do të jenë pjesë e legjislaturë së re të Kuvendit.
“Çdo vajzë apo djalë që e ka pas të veshur uniformën e UÇK –së sot ndjenë dhimbje, sepse, fytyra e parë e UÇK-së Jakup Krasniqi është në Hagë. Sepse atje sot janë vet historia jonë, prandaj duhet të ngritemi fuqishëm, në mënyrë që vlerat tona kombëtare t’i mbrojmë me një zë sa më të fuqishëm në Parlamentin e ardhshëm”, ka thënë Limaj, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Dje në vijat e frontit me luftë mbrohej liria, dinjiteti, krenaria dhe emri i UÇK -së, vlera të cilat u sulmuan nga forcat serbe, ndërsa sot, liria dhe UÇK-ja po sulmohet në mendjet dhe zemrat e qytetarëve tanë, prandaj ne jemi ata që jemi angazhuar dhe do të angazjohemi fuqishëm që të mos lejojmë të ndodh një sulm i tillë, që dëmton vendin dhe vlerat tona.
Në takimin e sotëm me kandidatët tanë për deputet theksova se është nder i madh për secilin nga 110 kandidatët e Nismës, të jenë kandidat për Parlament të Republikës së Kosovës, Republikës sonë që me mund e sakrificë është ndërtuar fal kontributit të shumë brezave.
Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne, së sa të dalim të takojmë njerëz e të kërkojmë mbështetjen e bashkëluftëtarëve për të mbrojtur arritjen tonë më të madhe shekullore. Kosovën e lirë!
Objektivi ynë është që ne si Nismë të luftojmë që të fitoj kauza jonë, angazhimi ynë ditor është që të kemi një zë të fuqishëm për këtë kauzë, sepse me fitoren e kauzës sonë nuk fiton veç aktivisti ynë, por fiton çdo qytetar i Kosovës.
Ky është dallimi ynë me të tjerët, ne kemi dallime esenciale me të tjerët, sepse për ne trashëgimia jonë çlirimtare është themeli i shtetit të Kosovës. Ne duam që e vërteta e Kosovës të rikthehet fuqishëm në arenën politike, brenda dhe jashtë Kosovës, në agjendën diplomatike, ne asnjëherë nuk do të ndalemk së angazhuari për të vërteten dhe historinë tonë.
Çdo vajzë apo djalë që e ka pas të veshur uniformën e UÇK –së sot ndjenë dhimbje, sepse, fytyra e parë e UÇK-së Jakup Krasniqi është në Hagë. Sepse atje sot janë vet historia jonë, prandaj duhet të ngritemi fuqishëm, në mënyrë që vlerat tona kombëtare t’i mbrojmë me një zë sa më të fuqishëm në Parlamentin e ardhshëm!
Urime e suksese të përbashkëta.