Policia po vazhdon të shqiptojë gjoba për personat që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 592 gjoba ndaj personave që nuk i respektuan masat antCovid, masa këto që u vendosen për të parandaluar përhapjen e virusit korona.
Kujtojmë se që nga marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 58 mijë e 399, ndërsa 1 mijë e 466 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852.