Mërgimtari nga Gjilani Arsim Hashani i cili si shumë mergimtar të tjerë, është rritur në Gjermani. Arsimi është integruar shumë mirë në shtetin gjerman, ku ka themeluar edhe kompanin e tij që bënë montimin e dyerëve dhe dritareve të plastikes. Si shumë mergimtar edhe Arsimi ka vendosur që në zgjedhjet e 14 Shkurtit të vij që të votoj në Kosovë për ndryshimin e madh që pritet të ndodh siç e thotë edhe ai vet. Ky mërgimtar ka marrë vendim që ti liroj me pagesë të gjithë punëtorët e tij, nga data 10 Shkurt deri më 17 Shkurt, ku të gjithë punëtorët e komanisë së tij në mënyrë të organizuar do të vijnë në Kosovë për ta votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Natyrisht që të gjitha shpenzimet do ti mbuloj kompania pronarë i të cilës është Arsimi.
AutoBusi Stuttgart-Prishtine 5 mijë€,
mëditjet e punëtorëve dhe puna që do të humbet për një javë, arrijnë shifrën e shpenzimeve 23 mijë €.
Mërgimtarët tanë e bënë luftën,
po e mirëmbajnë paqen sociale,
dhe me votën e tyre për Lëvizjen VETËVENDOSJE! po kontribuojnë fuqishëm që ndryshimi në Kosovë të bëhet i mundur.