E urrejne Ibrahim Rugoven, e konsiderojne lider inferior ne krahasim me Demacin e Qosjen, mendojne se ajo cfare ka bere Rugova gjate viteve te 90’ta ka qene nje lloj tradhtie kombetare, kurse atyre u hedhin hi syve duke e vizituar varrin e Rugoves per arsye elektorale.
Eshte ironike qysh Kurti po deshiron me votat e rugovisteve me e eklipsu ne keto zgjedhje peshen politike te Rugoves, duke marre me shume vota se sa qe kishte marre Rugova ne vitin 2001 dhe 2004. Ky eshte nje perversitet politik.
Vjosa Osmani ne kete mes eshte seksere e votave. Po provon me i marre votat e rugovisteve, te mbeshtjellura me flamurin e Rugoves, per me i cu ato te bijte ideologjike te Rexhep Qosjes. Paramendojeni: po kerkon vota per Vetevendosjen, per me u be personalisht presidente. Mire, ku mbesin ato vota pastaj? Presidenti/ja nuk kane te drejte te udheheqesin parti politike.
E gjithe kjo eshte qesharake. Eshte nje eksperiment politik erdoganist, per me e rrenu figuren e Ataturkut.
Albin Kurti dhe krejt cka ai perfaqeson jane saktesisht e kunderta e rugovizmit.
LDK nuk eshte ne diten e vet me te mire, mirepo LDK edhe ne diten e vet me te keqe eshte shume me e mire se sa Vetevendosje :).
Berat Buzhala – Gazetar