Varianti britanik i COVID-19 është përhapur në 70 shtete.
Në të dhënat e fundit epidemiologjike Organizata Botërore e Shëndetit bën me dije se lloji tjetër i virusit zbuluar në Afrikën e Jugut është përhapur në 31 shtete dhe variant i zbuluar në Brazil në tetë shtete.
Varianti i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar të ketë transmetueshmëri relativisht më të madhe, ndërsa ekspertët janë shprehur besimplotë se vaksinat aktuale funksionojnë edhe ndaj këtij mutacioni.
Ndërkohë vaksina e kompanisë amerikane ‘Moderna’ duket se funksionon kundër varianteve të reja të coronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut.
Shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime por sidoqoftë edhe ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, i cili është shfaqur në shtator, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm, gjë e konfirmuar tashmë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /euronewsal