Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 342 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 1926 mostra të testuara.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe pesë raste të vdekjeve.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 235 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.211.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme tre persona në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me variantin të koronavirusit të ri të shfaqur në Britaninë e Madhe.
Kështu është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një konference për medie.
Zemaj ka njoftuar se pas dërgimit të 30 mostrave të dyshuara me virusin e ri, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive me variatin B117. /Zëri