Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ahmet Isufi ka thënë se programi i tyre është i fokusuar në rimëkëmbjen ekonomike për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Sipas Isufit investimi për këtë vit do të jetë 1 miliard, investim ky që sipas tij, do të destinohet për ndërmarrjet që kanë pasur dëme të mëdha.
“Programi ynë është i fokusuar në rimëkëmbjen ekonomike për shkak edhe të situatës së pandemisë por edhe krijimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Investimi ynë do të jetë sidomos në përmasimin e gjendjes dhe është ofruar fondi prej 1 miliard, i cili do tu destinohet ndërmarrjeve të cilat kanë pasur dëme poashtu edhe punëtorëve të cilët janë ndjerë të dëmtuar nga gjendja e tanishme”.
“Poashtu kemi edhe programin ekonomik i cili është i përbërë nga struktura të ndryshme të ekonomisë dhe sidomos nga ekspertët të cilët kanë punuar në programin tonë. I bazuar është profesionalisht dhe konsiderojmë që bazohet në gjendjen ekonomike të Kosovës në ndryshimin e saj duke llogaritur edhe përvojat e vendeve të tjera në tranzicion të cilat kanë pasur sukses”.
Ai tha se angazhimi i tij si deputet i ardhshëm do të jetë në sferën e sigurisë, e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe kategorive të dala nga lufta.
“Si deputet i ardhshëm i Kosovës angazhimi im do të jetë kryesisht në legjislacion i cili duhet të përmirësohet sepse ka në të gjitha fushat ngecje dhe pengesa e të cilat me anë të legjislacionit të rregulluar do të mund të avancohej”.
“Poashtu në çështjen e ligjit zgjedhor që është edhe me pengesa të caktuara të cilat i kemi parë gjatë zgjedhjeve dhe një angazhim i veçantë do të jetë sidomos në sferën e sigurisë, e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, kategorive të dala nga lufta poashtu edhe rinisë sepse rinia jonë ka nevojë për perspektivë që të mos lëshojë vendin port u krijohen kushte si ën arsim, kulturë sport dhe në të tjera sfera stimuluese të cilat mundësojnë jetën e tyre më të mirë në Kosovë”, shtoi ai.
Sipas tij, duhet të ndërmerren masa menjëherë në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të lëshohet fondi për të rimëkëmbur ekonominë.
“Është dashur të ndërmerren masa menjëherë dhe kemi paraqitur edhe opinionet tona dhe propozimet tona në kuvendin e Kosovës se duhet të lëshohet fondi menjëherë për të rimëkëmbur ekonominë e cila ka qenë e stagnuar si në gastronomi kemi pasur problem pastaj edhe në sfera të tjera të prodhimit që ka bërë që ndërmarrjet të tëra të shuhen e që ka nevojë të ringriten përsëri duke e pasur parasysh edhe fondin”.
“Qeveria është vonuar me pakon ekomomike e cila është sjellë pesë herë në parlamentin e Kosovës dhe kjo tregon për neglizhencë dhe mos gatishmërinë e një pjese të politikës të Kosovë për ta parë gjendjen realisht. Ne si Aleancë jemi angazhuar edhe më herët dhe tani do të angazhohemi sepse mendojmë që në qeverisjen tonë do të mund të avancojmë të gjitha politikat e Kosovës duke u bazuar ën realitetin Kosovës”.
Isifi shtoi se slogani “Forca e Kosovës” i përgjigjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sepse kjo parti ka vizion, orientim dhe program për ndryshimin e gjendjes.
“Slogani “Forca e Kosovës” është slogan që i përgjigjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sepse aleanca ka forcë për të marrë vendime dhe veprime të cilat ndihmojnë në ndryshimin e gjendjes në Kosovë në qeverisjen e zotëri Haradinaj i cili ka marrë vendime shumë të rëndësishme për Kosovën sidomos për krijimin e ushtrisë së Kosovës për ligjin për Trepçën, për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës”.
“Zotëri Haradinaj ka qenë këmbëngulës për të mbrojtur ekonominë dhe ka vënë taksën duke i treguar Serbisë se Kosova është vend sovran që merr vendime dhe nuk lejon të nëpërkëmbet interesi i Kosovës. Prandaj aleanca paraqet forcën zhvilluese përpara që ka vizion, orientim dhe program për ndryshimin e gjendjes”.
Ai tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka treguar qëndrueshmëri, partneritet dhe ka treguar se është partia më serioze për ta bërë Kosovën shtet siç e duan qytetarët.
“Mendoj që duhet të na votojë populli për shkak sepse 20 vjet me radhë ne kemi treguar stabilitet në udhëheqjen tonë, vizionin tonë dhe angazhimet tona për ndryshimin e jetës në Kosovë dhe çdo pjesëmarrje e jona në qeverisje ka treguar tjetër dinamikë, zhvillim dhe ka treguar që jemi të gatshëm të marrim vendime qoftë duke sakrifikuar vetveten siç ka ndodhur më zotëri Haradinaj dhe të tjerët të cilët nuk janë nënshkruar as para presioneve kur ka qenë në pyetje interesi i Kosovës”.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka treguar qëndrueshmëri , partneritet dhe ka treguar se është partia më serioze për ta bërë Kosovën shtet siç e donë qytetarët”.