Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ka thënë se lista e tyre do të ketë 110 kandidatë për deputetë.
“Priten zgjedhjet me shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë”.
“Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka thënë Kurti për Kosovapress.
LVV, dje nuk ka dorëzuar në KQZ listën e tyre me riradhitje të kandidatëve. Pas vendimit të Gjykatës Supreme, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nuk kanë munden të kandidojnë për këto zgjedhje.