Në shenjë revolte u protestua nga shoqëria civile në Gjilan në përkrahje të djalit i cili u keqtrajtua nga Policia e Kosovës mbrenda stacionit policor, duke u rrahur keq dhe njëkohësisht duke u filmuar, kështu duke shkaktuar bullizëm dhe traumë të rëndë.
Ky është një nga rastet që është publikuar por të gjithë kemi njohuri edhe për shumë raste të tjera të keqtrajtimit, dhunimit fizik e psikik nga ana e Policisë së Kosovës.
Ne si shoqëri civile, kërkojmë drejtësi për Leotrimin, kërkojmë dënim për policin dhunues dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij!