Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka shpërndarë një postim të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Kurti shkroi se shpreson në thellim të bashkëpunimit të politikave me shtetin e Izraelit.
E mirëpresim lajmin e mirë të zyrtarizimit të lidhjeve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit. Shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor”, ka shkruar ai.
Këtë deklaratë e ka shpërndarë edhe Çitaku në llogarinë e saj personale.