Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore duke shpalosur programin e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai ka folur për luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, arsim e bujqësi.
Në fokus të programit të Vetëvendosjes u përmend edhe diaspora.
Sipas Kurtit, roli i mërgatës në ekonominë e Kosovës ka qenë i madh por sipas tij mërgata ka potencial shumëfish më të madh për zhvillimin ekonomik dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në zhvillimin e Kosovës.
“Nuk do të ketë karton të gjelbër më për mërgatën”, ka premtuar Kurti.